VIDEO/ Rama në Vlorë: E përballuam situatën shumë më mirë se në vitin 2015

Kryeministri Edi Rama ishte sot rreth orës 16:00 në qytetin e Vlorë, ku pa nga afër masat e marra për përballimin e përmbytjeve.

Në komunikimin me banorët, Rama tha se situatën e përballuam shumë herë më mirë sesa përmbytjet e vitit 2015. Ndërkohë situata në Vlorë është serioze, për shkak se prurjet e lumit Vjosa janë shtuar.

“Qyteti i Vlorës ndryshe nga dy vjet më parë ku u përmbyt gjithçka, falë investimeve masive dhe pastrimit tërësor të kanalizimeve, i përballoi plotësisht prurjet e jashtëzakonshme dhe Bashkia Vlorë në gatishmëri të plotë për ndihmën për familjet që me gjasë, mund të lëviznin a lëvizin nga banesat e rrezikuara”,- shkruan Edi Rama në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

VIDEO/ Deklaratat e Edi Ramës në Vlorë

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155360050081523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?