Video/ Vasili dhe Braimllari: Rama po shkel mbi gjakun e banorëve të zonës së “Astirit”

Prej më shumë se dy javësh qindra banorë të zonës së “Astirit” në kryeqytet janë duke protestuar çdo ditë në mbrojtje të banesave të tyre që prishen nga projekti i Unazës së Madhe.

Deri më tani askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka denjuar që ti presë ata në takim, ndërsa ca më tej kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i quajti “Shpellarë” të gjithë ata që kundërshtojnë projektin e Unazës, ndonëse me vonë Veliaj deklaroi se nuk e kishte thënë për banorët, por për deputetët e PD, që thurin intriga dhe sherre atje.

Po ashtu siç kanë theksuar vetë banorët në intervistat e tyre dhënë për mediat gjatë këtyre ditëve, shtrohet pyetja se ku ka qenë shteti përgjatë gjithë kësaj kohe kur ata ishin duke ndërtuar?

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qenë aty dhe nuk ka ndërhyrë, madje ca më tej, në çdo dy vjet kur ka pasur fushatë elektorale, iu kanë premtuar dhe legalizimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu kryeministri Edi Rama, në kohën kur i vlente çdo votë, pasi ishte në opozitë në 2013-ën, në një takim me banorët e kësaj zone është shprehur se kishte marrë angazhimin maksimal që çdo banesë të legalizohej.

“Kështu që kjo çështje është njësoj si gjithë të tjerat. Ne e kemi marrë angazhimin. Do bëjmë një proces serioz, ta mbyllim këtë histori se nuk është vetëm puna e legalizimit që mos të prishet shtëpia, se shtëpitë nuk prishen gjithsesi. Puna është që ato janë kapitale të vdekura, se janë investime të bëra me kursime me gjak”-,janë fjalët që kryeministri Rama përdorte asokohe.

Pikërisht nisur nga këto deklarata, pas reagimit të sotëm të ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë ardhur dhe reagimet e krerëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Konkretisht, kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili dhe Sekretari i Përgjithshëm Endrit Braimllari do të ripublikonin këtë video të Ramës në faqet e tyre zyrtare respektive në rrjetin social “Facebook”.

Në reagimin e tij, Vasili shprehet se çdo koment është i kotë, pasi ai po shkel mbi gjakun e banorëve të zonës.

“Gënjeshtrat, shtylla kurrizore e kryeministrit. Shihni videon dhe çdo koment është i kotë. Kryeministri u thotë banorëve të Unaza e Re që: “I kini bërë me gjak shtëpitë”, dhe pastaj shkel mbi gjakun e jua prish”- shprehet kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.

Pas publikimit të videos ka reaguar edhe deputeti tjetër i LSI-së Endrit Braimllari.

“Kryeministër mashtrues. I mashtroi në fushatë për t’ju marrë votën. Tani kërkon t’ju prishë shtëpitë”- shprehet deputeti i LSI-së Endrit Braimllari në komentin e tij duke i ftuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale të shikojnë videon me pamjet nga takimi i Ramës me banorët e “Astirit”.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/2087392121318497/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?