Video/ Vasili për Buxhetin: Qeveria po i shpërndan paratë tek pasanikët e vet
Projektbuxheti i vitit 2018, u votua në parim nga 75 deputetë, ndërsa projektligjet e veçanta u kaluan kryesisht me 74 vota pro, të mazhorancës.
Pak orë pasi mazhoranca votoi e vetme në parim projektbuxhetin e qeverisë për vitin e ardhshëm, kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët, ku po shpreh sërish qëndrimin e LSI-së ndaj draftit më të rëndësishëm të vitit.
Teksa sqaroi edhe njëherë votën kundër të forcës që ai përfaqëson për projektbuxhetin e vitit 2018-të, Vasili tha se qeveria edhe ato pak para që ka po i shpërndan tek klientët e saj, pasanikë të mëdhenj, duke u kthyer në një larëse borxhesh.
Vasili thotë se me këtë mënyrë shumë shpejt vendi nuk do ketë më nevojë për kryeministër.
“Dje u shënua armiqësia mes qeverisë e klientëve të saj dhe familjes shqiptare, e cila mori shuplakë shumë të rëndë shoqëruar me depresionin e madh të mungesës së shpresës. Qeveria humbi dje të gjitha mundësitë politike për të orientuar rrugën ku do ecë vendi, nuk ka më para, po i shpërndan tek pasanikët e mëdhenj klientë. Qeveria është kthyer në një institucion që iu lan borxhet pasanikëve, i heq vetes të drejtën të zhvillojë jetën e vendit. Pra është kthyer thjesht në larëse borxhesh. Ne s’kemi nevojë për kryeministër, praktikisht e shihni që bën vetëm humor, është gjithnjë e më shumë gaztor”,- tha Vasili.
I pyetur nga mendja se si i konsideron zhvillimet e tjera politike, Vasili tha se “të gjitha të tjerat janë artifica për të hequr mendjen nga trafiku i drogës; Shqipëria nyje e trafikut të heroinës. Gjithkush duhej të përlotej kur të shihte fëmijën e Bulqizës me gurë në krah që Kryeministri pati paturpësinë ta mohonte…Ç’na duhet neve shkarkimi i kryetarit të KQZ, kur Kryeministri i thotë policëve hiqni kapelet e mblidhni votat?!
Sot Ponc Pilati në krye të qeverisë po shpëlan duart nga ish-ministri….: Jo ia lashë drejtësisë, jo…” Ndërkohë që ai vuri mburojë 75 vota për ta penguardrejtësinë. Artificet e KQZ nuk i mbulojnë këto.
Pyetje: A jeni ju për zgjatjen e mandatit të kryeprokuroti Adriatik Llalla?
Për këtë unë kam vetëm një përgjije: Çfarë përgjigje do të marr për këto tri çështje që ka ngritur LSI-ja për Buxhetin. Nëse unë marr përgjigje pozitive, atëherë kësaj qeverie i dhemb sadopak për shqiptarët. Zgjedhjen e Kryeprokurorit dhe të tjerat i ka ligji shumë të qarta.
vijon…
https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1771948482818402/
KOHA JONË SONDAZH

