FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vijojnë homazhet në nder të ish-Presidentit Bujar Nishani. Ja politikanët që kanë marrë pjesë deri tani

Homazhet në nder të ish-presidentit Bujar Nishani kanë nisur në hollin e presidencës në orën 10:00, ku shumë miq, bashkëpunëtorë, të afërm e qytetarë të ndryshëm po zhvillojnë homazhe pranë arkmortit.

Të shumtë janë personat e politikës por jo vetëm, që po kryejnë homazhe pranë arkmortit si presidenti Ilir Meta, Sali Berisha, Lirie Berisha, Gramoz Ruçi, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Ervin Salinji, Agron Gjekmarkaj, Frida Krifca, Grida Duma, ish-presidentët Bamir Topi e Rexhep Mejdani etj.

Nishani u nda nga jeta të shtunën, pasi ishte i shtruar prej një muaji në një spital në Berlin të Gjermanisë. Ai u shtrua fillimisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi kishte kompliacione të post covid.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas u dërgua për mjekim më të specializuar, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar në mushkëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?