Visho Ajazi do dekorohet nga Presidenti Meta
Informacione nga burimet që nuk duan të identifikohen tregojnë se Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekoruar ish-shefin e dorëhequr Visho Ajazi, për kontributin që ka dhënë SHISH nën drejtimin e tij në luftën kundër drogës.
Një dekorim i papritur. Ky dekorim përveç vlerësimit tregon edhe një herë që dorëheqja e Ajazit vjen si presion i kryeministrit Rama ndaj tij për raportet që ka bërë Ajazi mbi trafikun e drogës dhe implikimin e Saimir Tahirit në këtë trafik.
Tashme me këtë dekorim i hapet rruga edhe dekretimit të Visho Ajazit si ambasador në NATO.
Dekorimi i Ajazit nga Presidenti Ilir Meta për luftën e tij ndaj drogës, ndoshta i vetëm me qeverinë dhe një pjesë të ambasadorëve përballë, duket të jetë edhe një mesazh i Presidentit për heshtjen e organit të akuzës, heshtjen e ambasadorëve të huaj dhe përfshirjen e qeverisë se Edi Ramës në këtë trafik.
Dekorimi i Visho Ajazit bëhet për “Për kontributin e tij të veçantë në fushën e sigurisë kombëtare, luftës kundër terrorizmit dhe, në veçanti, në luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës”.
Burime nga SHISH bëjnë me dije se ceremonia për ish-kreun e Shërbimit Informativ Kombëtar do të bëhet brenda pak ditësh, me rastin e përvjetorit të krijimit të Shërbimeve Sekrete Shqiptare, më 17 dhjetor 2017.
Dekorim interesant!
KOHA JONË SONDAZH

