Mediat italiane vëmendje të veçantë vizitës së Presidentit Meta në Kalabri

Mediat italiane i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë, vizitës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në Kalabri në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.

Ansa.it, media në Kalabri në një artikull të publikuar dje shkruan se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, u prit nga guvernatori i Kalabrisë Mario Oliverio në Catanzaro.

Takimi u zhvillua në ditën e parë të vizitës tre-ditore të presidentit Meta në Kalabri në prag të kremtimit të 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot, Skanderbeut që do të mbahet në San Demetrio Corone, në prani të Kryetarit të Shtetit Sergio Mattarella.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta, i shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Itali, Anila Bitri dhe një delegacion diplomatik, u shoqëruan nga Presidentin Oliverio në një bisedë të përzemërt që përfundoi me një firmë, të vendosur nga Presidenti Meta, i cili gjithashtu shkroi një dedikim të gjatë, në librin e mysafirëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë takimit u diskutua për lidhjet historike dhe kulturore që bashkojnë dy popujt. Meta dhe Oliverio ranë dakord për të intensifikuar partneritetet midis Kalabrisë dhe Shqipërisë.

http://www.ansa.it/calabria/notizie/2018/11/06/presidente-albania-in-visita-a-regione_611851a8-e80c-41b6-9010-8a251cd622d8.html

ilcrotonese.it shkruan: Shqipëria dhe Kalabria, Meta: Një lidhje historike që shikon drejtë  së ardhmes

Një lidhje historike që do të forcohet më tej në të ardhmen. Ky është qëllimi i vendosur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe Presidenti i Rajonit të Kalabrisë, Mario Oliverio, gjatë vizitës institucionale të kreut të shtetit shqiptar në selinë e Këshillit Kalabres.

Meta do të jetë në Kalabri për tri ditë për të marrë pjesë, nesër së bashku me presidentin e Republikës Italiane, Sergio Mattarella, në festimet për përvjetorin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Giorgio Castriota, i quajtur Skënderbeu, në San Demetrio Corone (Cosenza). Cosenza konsiderohet kryeqyteti kulturor i bashkësive shqiptare në Itali dhe në Kalabri, ku aktualisht ka mbi 80 mijë banorë me origjinë Arbereshe.

Në takimin me Rajonin, Presidenti i Republikës së Shqipërisë rikujtoi “lidhjen e pazgjidhshme me këtë tokë të përfaqësuar nga figura e Skënderbeut” dhe theksoi “gatishmërinë tonë për të parë të ardhmen dhe për të forcuar bashkëpunimin midis nesh dhe Kalabrisë, e cila ka potencial të shkëlqyeshëm.

Një bashkëpunim – shtoi Meta – që mund të shtrihet në të gjithë sektorët, falë edhe mundësisë që ofron afërsia gjeografike: Si bujqësia, turizmi, kultura, trajnimin dhe marrëdhëniet me universitetet kalabrese. Nga ana jonë kemi mundësinë të investojmë në këtë marrëdhënie edhe në aspektin e mbrojtjes dhe rritjes së gjuhës shqipe, në mesin e të rinjve dhe promovimin e mirëqenies së Italisë dhe Shqipërisë. Unë shoh një të ardhme të shkëlqyeshme në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë, dhe pas kësaj vizite në Kalabri do të ketë një pikë të madhe kontakti me vendin tuaj “.

Nga ana tjetër, guvernatori i Kalabrisë e quajti si “një nder të madh që kishte Presidentin Meta mysafir, sepse marrëdhënia mes Kalabrisë dhe Shqipërisë ka rrënjë shumë të thella, të nxitura nga një histori e madhe miqësie. Na mbush me krenari të madhe që nesër Meta dhe presidenti ynë, Sergio Mattarella, pikërisht këtu në Kalabri do të festojmë përvjetorin e Skënderbeut “. Oliverio përshëndeti ftesën e Presidentit Meta për të vizituar Shqipërinë në muajt e ardhshëm.

ilir meta, albania, calabria, mario oliverio, sergio mattarella, sam demetrio corone, scanderbeg, giorgio castriota, arbereshe

https://www.ilcrotonese.it/albania-e-calabria-meta-un-legame-storico-che-guarda-al-futuro/

Gazzetta del Sud

Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kalabrisë, takim midis presidentëve Meta dhe Oliverio

Takimi midis presidentëve Meta dhe Oliviero nuk ishte një vizitë e thjeshtë institucionale, por një angazhim real për të vënë në vend projekte bashkëpunuese konkrete në sektorët kyç të ekonomisë dhe trajnimit. Ky është kuptimi dhe mesazhi i takimit që sot në mëngjes në Catanzaro u mbajt mes presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe guvernatorit të Kalabrisë Mario Oliverio.

Një takim që, duke paraprirë atë që do të ndodhë nesër midis Meta dhe Mattarella, synon të çimentojë në një formë solemne dhe simbolike marrëdhënien e thellë midis Kalabrisë dhe Shqipërisë, të ndërtuar dhe ruajtur gjatë viteve nga komunitetet Arbereshe.

“Ne duam t’i japim forcë këtyre marrëdhënieve, duke pasur parasysh se vendet tona me pamje nga Mesdheu kanë jo vetëm një kulturë, por edhe një prodhim agroushqimor dhe një profesion të ngjashëm turistik, që mund të çojë në një bashkëpunim të frytshëm”, tha Presidenti Oliverio.

Nga ana tjeter, Presidenti Meta rikujtoi rolin e rëndësishëm që kishte Shqipëria në historinë italiane të Risorgimentit dhe gjithashtu në Kalabri, duke deklaruar veten të gatshëm të mbështeste projektet e përbashkëta që do të rezultojnë nga ky takim, duke mbajtur gjithmonë parasysh kontributin që komunitetet Arbreshe dhe rrjedhat më të fundit të migracionit shqiptar kanë dhënë zhvillimin e Kalabrisë.

incontro albania calabria, Ilir Meta, Mario Oliverio, Catanzaro, Calabria, Politica

https://gazzettadelsud.it/articoli/politica/2018/11/06/collaborazione-tra-albania-e-calabria-incontro-tra-i-presidenti-meta-e-oliverio-0036e41c-6ff5-4e81-a3d9-e44789ae7c7f/

Përktheu: Majlinda Noka, Koha Jonë

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?