Xhafaj: Opozita sulme personale. Nuk kam ndërmend të humb kohë me këtë debat

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj iu është përgjigjur deklaratave të opozitës për të, duke i quajtur sulme personale por tha se nuk do të përfshihet në këto debate. Xhafaj deklaroi se është në këtë detyrë jo për ambicie personale por për t’iu shërbyer qytetarëve e për të siguruar se reforma në drejtësi do zbatohet

“Me partnerët tanë ndërkombëtarë po punojmë fort për evidentimin dhe goditjen e marrëdhënieve të tilla. Shkëmbimi i eksperiencave ndihmë e madhe në këtë proces. Opozita të bëhet mbështetje pa rezerva. Pa kuptim nëse lidershipi i opozitës vijon me sulme personale. Efikasitetit është zero. Nëse vijon të merret me sulme personale nuk kam ndërmend të humb kohë duke u përfshirë në këtë debat. Jam ulur në atë karrige jo për ambicie personale por për t’iu shërbyer qytetarëve për të siguruar se reforma në drejtësi do zbatohet për të qenë të gjithë të barabartë para ligjit. Nëse diskutohet si ta bëjmë luftën kundër krimit jam gati për debat. Lufta kundër krimit të organizuar sfidë e madhe për të gjithë por nuk kemi zgjidhje vetëm ta fitojmë sepse vetëm kështu do ta çojmë vendin drejt BE-së”, tha ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?