Xhafaj: Policia e Shtetit do të ketë një këshilltar nga Gjermania
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, së bashku me Drejtorin e Policisë Gjermane, në një konferencë për mediat u shprehën për shkëmbime intensive mes vendeve. Xhafaj tha se në strukturat e Policisë Shqiptare, shumë shpejt do të jetë një këshilltar nga Gjermania.
“Shumë shpejt do të vendoset në Shqipëri një këshilltar gjerman për cështjet strategjike policore i cili do të bëjë të mundur koordinimin e të gjithë asistencës ligjore e teknike në terma afatgjatë. Jam i surprizuar për përgjigjen e shpejtë të palës gjermane”,-tha Xhafaj.
Sipas tij, dy vendet do të vijojnë të bashkëpunojnë në fushat me inter të gjerë, që nga krijimi i sigurisë, por edhe ndihmën në logjistikë dhe burime njerëzore. Ndër të tjera, Xhafaj theksoi se Gjeramania do të dihmojë Shqipërinë dhe policinë e saj me pajisje të reja logjistike, të cilat do të krijojnë një eficencë më të madhe sidomos në pikat kufitare.
“Marrëdhëniet tona në fushën e bashkëpunimit ndërmjet vvendeve në nivelet nacional dhe operancional kanë hyrë në dimension tjetër. Ne do ta ruajmë këtë ritëm dhe do të vijojmë më tej. Bashkëpunimi në fushën kundër kriminalitetit. Asistenca që pala gjermane ka dhënë dhe vijon të japë për policinë e shtetit. Shumë shpejt do të vendoset një këshilltar gjerman për sektorin e policisë. Jam vërtetë i surpriza me përgjigjen e shpejtë ndaj kërkesës sime, duke sjellë këtu një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Roman. Projekti ambicioz për kufiri, i cili do të sjellë vlera të reja. Realizimi i tij do të jetë sipas standardeve europiane. Falënderoj gjermanin për dhënin e 20 mjeteve për policinë kufitare, pritet të vijnë edhe pajisje për policinë kufitare nga Gjermania. Një paketë tjetër, në përfundim duam të them një gjë. Ne nuk jemi gjermani por duhet punë. Ne jemi të vendosur të punojmë fortë duke reflektuar këto standarde në punën tonë. Duke e konsideruar Gjermaninë një partner strategjik në fushën e sigurisë, ne do të thellojmë bashkëpunimin në këtë fushë”,-u shpreh ministri i Brendshë, Fatmir Xhafaj.
Foto janë realizuar nga LSA
KOHA JONË SONDAZH

