Ylli Manjani: Të huajt që investojnë në Shqipëri, pasi rrihen barbarisht përcillen me barrelë në Rinas
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorët shqiptarë në botë. Para diplomatëve Rama diskutoi mbi rritjen e investimeve të huaja, që sipas tij kërkon një nivel koordinimi që institucionet shqiptare nuk e kanë pasur më parë, por që sipas tij pa të cilin është e pamundur të hartohet një program suksesi në këtë drejtim.
Pikërisht lidhur me këtë temë e takim ka reaguar, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili në një postim të tij në Twitter ironizon dhe i rendit ca të vërteta kryeministrit të vendit.
“Ju paska folur ambasadorëve të Republikës sikur ju flet Habilajve! Ju ka bërë muhabet investimesh të huaja. Ndërkohë të huajt që investojnë, pasi rrihen barbarisht, përcillen me barrelë në Rinas! Vetëm diplomacia e Habilajve e mbron këtë gjë! Hashash-diplomacia në veprim…”, shkruan Manjani në Twitter.
Postimi i z. Manjani:

/KohaJonë.com/
KOHA JONË SONDAZH

