FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Yuri Kim: Falenderoj Metën dhe Ruçin për qëndrimin lidhur me Gjykatën Kushtetuese

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka falënderuar sot kreun e shtetit për qëndrimin e tij lidhur me ngritjen sa më parë të Gjykatës Kushtetuese.

Në një mesazh në Twitter, Ambasadorja e SHBA shprehet se SHBA është dakord me qëndrimin e kreut të shtetit dhe të kreut të Parlementit.

Faleminderit Presidentit Ilir Meta dhe kreut të Parlamentit që keni bërë të qartë se Shqipëria duhet të ketë një Gjykate Kushtetuese funksionale tani. Ne jemi dakord. Duke marrë parasysh mendimin e Komisionit të Venecias, këta dy udhëheqës duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse për ta bërë këtë të ndodhë para fundit të vitit 2020”,- deklaron Yuri Kim.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?