Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 07:34 Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne Evropa po përballet me një valë kërcënimesh të reja, duke përfshirë sulme kibernetike, alarme me bomba kundër fluturimeve të pasagjerëve, trazira civile dhe akte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Inspektimi i kushteve higjieno-sanitare dhe sigurisë së hoteleve në Pogradec

Aktualitet E enjte, 13 Gusht 2026 17:26
Inspektimi i kushteve higjieno-sanitare dhe sigurisë së hoteleve në Pogradec
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Pogradec vijon puna për mbarëvajtjen e sezonit turistik, me fokus te siguria, shërbimet, kontrollet higjieno-sanitare dhe monitorimi i vijës liqenore. Në një postim të bashkisë Pogradec bëhet e ditur se strukturat vendore të shëndetësisë vijojnë monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm dhe të ujërave të liqenit. Sipas përfaqësueses së Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, uji i pijshëm kontrollohet në 12 pika kryesore në njësitë Pogradec dhe Buçimas dhe rezultatet kanë rezultuar brenda parametrave normalë.

“Uji i pijshëm është i konsumueshëm, është shumë i pastër, nuk ka ndotje bakteriale dhe është i klorinuar brenda të gjithë parametrave”, tha ajo. Gjatë shëtitores së Pogradecit janë katër çezma me ujë të pijshëm, të cilat janë monitoruar gjatë gjithë sezonit. Sa i përket ujërave të liqenit, analizat kryhen deri në tri herë në muaj, në pika të ndryshme dhe në distanca 0, 50, 100 dhe 200 metra. Sipas të dhënave të raportuara, ujërat e liqenit janë brenda parametrave të përcaktuar për ujërat sipërfaqësore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kontrollet kanë përfshirë edhe sektorin e hotelerisë përgjatë bregut të liqenit. Aktualisht janë kontrolluar 136 subjekte, kryesisht për kushtet higjieno-sanitare dhe certifikatat e dezinfektimit, ndërsa edhe cilësia e ujit të pijshëm në subjektet akomoduese monitorohet veçmas. Në funksion të sigurisë së pushuesve dhe turistëve vijon edhe angazhimi i Policisë Kufitare Pogradec, në kuadër të masave për sezonin turistik. Policia Kufitare ka në dispozicion dy mjete lundruese, një skaf dhe një Jet Ski, të cilat përdoren për këqyrjen dhe kontrollin e mjeteve lundruese.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në bashkëpunim me bashkinë Pogradec dhe në bashkëpunim me Task-forcën, kontrollet dhe inspektimet kryhen në mënyrë periodike për respektimin e kritereve nga subjektet që administrojnë stacionet private të plazhit, si dhe në plazhet publike. Bashkia Pogradec informon se një rëndësi të veçantë i është kushtuar edhe vendosjes së perimetrit të sigurisë përgjatë gjithë vijës liqenore, si në plazhet private, ashtu edhe në ato publike. Bashkia Pogradec thekson se, krahas fluksit të lartë të muajit gusht, puna në terren vijon për garantimin e një sezoni turistik sa më të sigurt dhe funksional, ndërsa evidentohen edhe nevoja për përmirësime të mëtejshme në sektorin publik dhe atë privat.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 4 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 4 orësh
Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Eur...

Para 5 orësh

Etiketat e lidhura

Pogradec
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne
Para 39 minutash

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 4 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 4 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 4 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 12 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 21 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 19 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.