Zbardhen porositë e Bashës me drejtuesit e qarqeve: Fitorja është në dorën tonë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me drejtuesit e qarqeve dhe rajoneve të Tiranës. Pasi u emëruan të gjithë drejtuesit, Basha i ka thirrur në Tiranë për të dhënë porositë e tij për fushatën që ka nisur.

Burime nga PD thonë se kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se fitorja do të varet nga mënyra sesi PD do të kanalizojë pakënaqësinë që qytetarët kanë në mënyrë maksimale ndaj kësaj qeverie.

“Të gjitha problemet, i njohim prej kohësh. Pushteti qendror, pushteti lokal, bashkimi i kontingjentit kriminal, investimi i parasë së pisët, presionet ndaj njerëzve. Por këtu ku jemi sot, të gjitha shanset janë për një fitore të thellë të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar. Këto zgjedhje, siç tregojnë të gjithë indikatorët, objektivat janë në dorën tonë. Pavarësisht të gjithëçkaje tjetër duket sikur është në dorën e kundërshtarit. Rezultati i këtyre zgjedhjeve varet krejtësisht nga ne dhe nga puna jonë. Që do të thotë, që me një përkushtim maksimal me dhe një angazhimi total të burimeve njerëzore, të strukturave, të influencuesve tanë, simpatizantëve, të gjithë grupeve, pa pikë diskutimi 25 prilli është dita e fitores tonë”, është shprehur ndër të tjera kreu i PD-së Lulzim Basha me drejtuesit e qarqeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesit e fushatës së PD 

Swiss Digital Mobile Reklama

Dega Tirana 1 + 12 + 14

ALDO BUMÇI

Dega Tirana 2 + 3 + 10

JORIDA TABAKU

Dega Tirana 4 + 8

ALFRED RRUSHAJ

Kavajë + Rrogozhinë

GRIDA DUMA

Dega Tirana 5 + 7

AGRON SHEHAJ

Dega 9 + 11

ALBANA VOKSHI

Dega Tirana 6 + 13 + 15 + 16

BELIND KËLLIÇI

Kamëz + Paskuqan + Vorë

FLAMUR NOKA

Kukës-Flamur Hoxha

Shkodër- Helidon Bushati

Lezhë- Mark Marku

Durrës-Edi Paloka

Dibër-Xhelal Mziu

Elbasan-Gazment Bardhi

Korçë-Edmond Spaho

Fier-Enkelejd Alibeaj

Vlorë-Bujar Leskaj

Gjirokastër-Tritan Shehu

Berat -Tomorr Alizoti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?