Zbardhen porositë e Ramës për ministrat, në mbledhjen me dyer të mbyllura

Zbardhet biseda me dyer të mbyllura e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Gazetarja Marsela Karapanço konfirmon për “BalkanWeb” se kryeministri i ka porositur ministrat të jenë më të kujdesshëm në komunikimin me deputetët.

“Mos i vononi emërimet e grupit të deputetëve. Të mos krijohet ideja e mospërfilljes së deputetëve”,- është shprehur Rama siç mëson “BalkanWeb”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët Rama mbështeti fillimin e procedurave të nisura nga socialistët për shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri që do pasonin edhe me shkarkimin e kryebashkiakut të Mallakastrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri po ashtu apeloi nisjen e kontrolleve për kompanitë e mëdha që deklarojnë pagat e punonjësve deri në 300 mijë lekë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?