Zbardhet MEMO-ja/ Qeveria e pakënaqur me Prokurorinë

Qeveria shqiptare kritikon prokurorinë se është ende e ndikuar nga ndërhyrjet politike duke e bërë ende të pabesueshme për publikun. Edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ekzekutivi shprehet se duhet të ketë më shumë bashkëpunim me institucionet e tjera pasi rezultatet e deritanishme janë të dështuara. Në MEMO theksohet se fenomeni I terorizmit ka nevojë për një përqasje të përbashkët nga të gjtiha institucionet për parandalimin.

Qeveria shqiptare kërkon nga Prokuroria e Përgjithshme të intensifikojë luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe të garantojë pavarësinë së institucionit ligjzbatues.

Sipas kësaj MEMO që Ora News disponon qeveria ngre ende shqetësim faktin se sistemi gjyqësor vijon të perceptohet si I korruptuar dhe se në sistem vijon të ketë ende influencë politika.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ekzistojnë raporte të vazhdueshme për ndërhyrjen politike në çështjet e hetimit dhe të gjykatave. Kohëzgjatja e përgjithshme e procedimeve është shkak shqetësimi dhe lidhet kryesisht me mungesën e kapacitetit dhe papërshtatshmërisë së dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurave. Me qëllim përmbushjen e prioritetit kyç të reformës në sistemin e drejtësisë, gjatë vitit të ardhshëm, duhet të avancohet për implementimin e dispozitave të reja kushtetuese dhe legjislacionit të ri të lidhur me to”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në MEMO qeveria thekson se Prokuroria duhet të forcojë bashkëpunimin me institucionet e tjera ligjzbatuese në ndjekjen penale dhe ndërshkimin e korrupsionit me zero tolerancë. Gjuthashtu në MEMO shfaqet hapur pakënaqësia me punën e Prokurorisë në goditjen e krimit ekonomik.

“Krahas progresit të arritur me krijimin e një strukture antikorrupsion dhe përpjekjes për krijimin e një track rekordi të hetimeve dhe dënimeve për çështjet penale të korrupsionit, sërish korrupsioni mbetet problem shqetësues. Hetimet financiare nuk kryhen sistematikisht dhe numri i rasteve të konfiskimit të pasurisë në rastet e korrupsionit është i ulët. Kjo pasi numri i aseteve të konfiskuara gjatë fazës fillestare është i ulët, duke sjellë për pasojë një numër të ulët asetesh të konfiskuara në kohën e dënimit përfundimtar.”

Edhe në luftën kundër krimit të organizuar qeveria shpreh kritika për institucionin ligjzbatues, pasi sipas saj, Policia dhe Prokuroria kanë dështuar në zbulimin e rrjeteve kriminale dhe fenomenit të terrorizmit.

“Policia dhe prokuroria kanë dështuar në zbulimin e grupeve të organizuara që fshihen pas kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Është e nevojshme të forcohet bashkëpunimi midis policisë dhe prokurorisë me qëllim zbulimin efektiv të rrjeteve kriminale. Numri i të dënuarve për çështje të krimit të organizuar mbetet i ulët. Shqipëria është prekur nga fenomeni i terrorizmit. Ky fenomen ka nevojë për një përqasje të përbashkët nga shërbimet e inteligjencës, autoritetet ligjzbatuese dhe institucionet e drejtësisë, duke u fokusuar dhe në mekanizmat parandalues, të cilat përfshijnë shoqërinë civile dhe komunitetet fetare.”

Edhe pse Ministrja e Drejtësisë ishte e ftuar të raportonte në Komisionin e ligjeve në lidhje me këto rekomandime, opozita bllokoi punimet. Deputetët e djathtë kërkuan një raport me shkrim nga Ministrja Gjonaj në lidhje me punën e ministrisë, kërkesë që u pranua edhe nga deputetët e mazhorancës. /Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?