FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet emri i Ramës për Prokurorinë e Përgjithshme

Në Dhjetor mbaron mandati i Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, dhe për këtë Edi Rama ka një plan të shpejtë.

Duke qenë se nuk janë ngritur institucionet i drejtësisë që bëjnë përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, kryeministri Rama ka në plan që në Dhjetor të bëjë një votim edhe me shumicë të thjeshtë në Kuvend për të zgjedhur njeriun e tij në krye te organit të hetimit.

Po kush është përzgjedhja e Ramës?

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime për SYRI.net bëjnë me dije se Edi Rama ka zgjedhur burrin e ish-deputetes së tij Shega Ligorin, prokurorin Henrik Ligori. Me këtë veprim të shpejtë Rama shpreson të mbylle të gjitha çështjet që ka hapur Adriatik Llalla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Henrik Ligori aktualisht mban postin e prokurorit tek Krimet e Rënda.  Syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?