Zëvendëskryeministri tallet me shkodranët e përmbytur sot: Është faji i Saliut në vitin 2010
Politikë E Enjte, 11 Shkurt 2021 18:02
Zëvendëskryeministri Erion Braçe thotë se situata në zonën e Shkodrës, ku deri më tani janë 4 mijë hektarë nën ujë dhe banesa të përmbytura, është e vështirë por është nën kontroll. Në një postim në facebook, Braçe thotë se në vitin 2010, pra 11 vite më parë, situata ka qenë shumë më serioze për faj të qeverisë “Berisha”.
Postimi i plotë i Zëvendëskryeministri Erion Braçe në Facebook:
PO, SITUATA NE SHKODER ESHTE E VESHTIRE!
SHUME ME E VESHTIRE SE NE JANAR 2010, KUR U MBYT GJITHCKA ME SHUME SHUME ME PAK RRESHJE!
SHIHINI TABELAT;
NE JANAR 2021, NE SHKODER,
KA PATUR RRESHJE GATI
TRE HERE ME SHUME SE
NORMA MESATARE SHUMEVJECARE;
NE JANAR 2021, NE KUKES,
KA PATUR RRESHJE KATER HERE ME SHUME SE NORMA MESATARE SHUMEVJECARE!
Me qarte;
Ne Janar 2021 ka patur 203.4 MM shi me shume se ne Janar 2010;
Ne Janar 2021 ka patur 292.3 MM shi me shume se mesatarjashumevjecare e rreshjeve ne muajin janar.
E mbani mend se ne Janar 2010, me me pak, shume me pak rreshje, Qeveria e mbyti kater here Shkodren!
Ndersa sot jane rreshjet disafish me shume, fryrja tej cdo shembulli i lumenjve Drin, Bune, Kir, Gjader etj, rritja e nivelit per kete shkak te Liqenit te Shkodres, qe po veshtiresojne jeten e njerezve atje;
Plus nje arsye me shume qe do jete e njejta keshtu perhere;
DHUNA MBI NATYREN, MJEDISIN, DUKE NDERTUAR NE TOKEN NATYRALE TE UJIT, RRESHJEVE, PRURJEVE!
Kur ndodhi kjo, askush nuk nderhyri, nuk ndali, nuk tregoi rrezikun e bashkejetesen ne token e zene te ujit;
SHKODRA NATYRALE ISHTE NDERTUAR TJETER KUND!
Nejse, tani te ndihmojme e po ndihmojme njerezit!
VO: INFORMACION PLUS:
1. Prurjet Nga Drini ne Bahcallek 2200-2400 m3/sek;
Dalja nga Liqeni i Shkodres
1200 m3/sek;
Prurjet momentale ne Bune Dajc rreth 2200 m3/sek;
Prurjet ne Drin Bahcallek jane natyrore pra pa ndryshimin nga kaskada e Drinit.
Pamje nga përmbytjet sot në Shkodër

KOHA JONË SONDAZH

