Zgjedhjet lokale, Basha: Kandidatët e PD do mbrojnë interesat e qytetarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me zyrtarë të Partisë Konservatore britanike, me të cilët diskutoi për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë dhe për kryebashkiakë, është prononcuar për mediat.

Basha theksoi se PD po merr përvojën më të mirë evropiane dhe se qytetarët do të gjejnë te kjo parti kandidatë me vlera të larta dhe që do të përfaqësojnë interesat e zgjedhësve.

”Siç e dini që prej prillit, PD ka miratuar në statut një proces të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë që e kalon vendimarrjen te Kryesia, por ka vendosur edhe garancitë që kandidatët për kandidatë të kenë vlera të larta qytetare. Sot demokracia shqiptare ndodhet në një krizë të thellë. Qytetarët shohin se Paralmenti është mbushur me njerëz që nuk i përfaqësojnë dhe që nuk kanë lidhje as me partitë, e kam fjalën për organizatën e ‘Rilindjes’. Ky është një problem shkatrimtar për të sotmen dhe të ardhmen e vendit. Tani po marrim përvojën më të mirë në Evropë të seleksionimit të kandidaturave përpara se ato t’i çohen Kryesisë. Demokratët dhe qytetarët shqiptarë do të kenë te PD kandidatë që do të përfaqësojnë interesat e tyre”, u shpreh Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?