FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet lokale, KQZ-partive: Zbatoni afatet, ja kur nis fushata

Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve ka një apel për partitë politike për zgjedhjet lokale që këtë vit mbahen më 30 qershor.

Në një deklaratë nga selia e KQZ-së, zëdhënësja Drilona Hoxhaj në emër të institucionit që përfaqëson, iu bëri thirrje partive që të regjistrohen në këtë proces. Sipas KQZ, afati për regjistrimin që iu është lënë në dispozicion partive është 21 prilli.

Ndërkohë për regjistrimin e koalicioneve, si afat i fundit është lënë 1 maj, ndërsa deri më 13 maj duhet të dorëzohen listat me kandidatë për këshilltarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes të tjerash KQZ bën me dije se fushata zgjedhore do të nis më 31 maj, ndërsa i ”tërheq veshin” partive që mos të nisin fushatën para kësaj date. Po ashtu KQZ paralajmëroi partitë se do të merren sanksione ndaj tyre nëse nuk respektohet transparenca.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?