FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zonat e Lira Ekonomike 1 dhe 2, Kryemadhi: Do ta kthejnë Durrësin në një qytet lider në rajon për tërheqjen e investimeve të huaja

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar dje programin ekonomik për qytetin e Durrësit. Kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se në program përfshihen projekte strategjike si krijimi i zonave të lira ekonomike Durrësi 1 dhe 2.

Në një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se këto projekte “do ta kthejnë Durrësin në një qytet lider në rajon për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, duke ia lënë historisë problemet me papunësinë dhe varfërinë që sot përballen qytetarët e Durrësit dhe i gjithë vendi”.

Zonat e Lira Ekonomike Durrësi 1 dhe 2, si projekte strategjike zhvillimi ekonomik 📊, do e kthejnë Durrësin në një qytet lider në rajon për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, duke ia lënë historisë problemet me papunësinë dhe varfërinë që sot përballen qytetarët e Durrësit dhe i gjithë vendi.
LSI dhe unë jemi të angazhuar për një Shqipëri që punon, për një ekonomi që u shërben familjeve dhe ndalimit të shpopullimit të brezit të ri. 🌹
Na ndajnë pak ditë nga data e ndryshimit dhe ne do ta bëjmë Shqipërinë, shtëpinë tuaj“- shkruan Kryemadhi në postimin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zonat e Lira Ekonomike Durrësi 1 dhe 2, si projekte strategjike zhvillimi ekonomik 📊, do e kthejnë Durrësin në një qytet…

Swiss Digital Mobile Reklama

Posted by Monika Kryemadhi on Sunday, January 31, 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?