Home Sporti Prapaskena/ S...

Prapaskena/ Si dështoi afrimi i Araujos te Barcelona për 18 sekonda

121
0

Një prapaskenë interesante ka ndodhur në fundin e merkatos për Barcelonën. Drejtori sportiv, Mateu Alemany, nuk ka mundur të kompletojë transferimin e Julian Araujo nga LA Galaxy për vetëm 18 sekonda.

“Nuk mundëm ta mbyllnim në kohën e duhur për shkak të një gabimi teknik”, deklaroi ai për kanalin Movistar në Spanjë.

Barcelona ka bërë një apel në FIFA për të mbyllur transferimin, që sipas tyre nuk ndodhi për shkak të një gabimi teknologjikë.

Tani topi kalon në institucionin futbollistik për çështjen e transferimit të Araujos, që shpreson të regjistrohet në ekipin B. Futbollisti ka luajtur vetëm 3 ndeshje me kombëtaren meksikane shihet si futbollist me shumë prespektivë. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit