Home Aktualitet Prerja 10 mij...

Prerja 10 mijë lekëshe del së shpejti në treg

105
0

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko prezantoi sot dy prerje të reja të kartëmonedhave, 1.000 lekëshe dhe 10.000 lekëshe. Prerja 10 mijëshe është më e madhja deri më tani dhe del për herë të parë në treg me një prerje të ridizajnuar. Për këtë kartëmonedhë, është zgjedhur autori i Himnit Kombëtar, Aleksandër Stavër Drenova (Asdreni).

“Kartëmonedha më e re, me vlerë 10,000 lekë, prezantohet sot. BSH prezanton sot dy kartëmonedha të reja, prerjet 1 mijë lekë dhe 10 mijë lekë, ku kjo e fundit është një prerje krejtësisht e re në serinë e kartëmonedhave shqiptare.

Hedhja në treg për herë të parë përfaqëson në vetvete shkallën e zhvillimit të sistemit elektronik të pagesave, si dhe tregues të tjerë, që lidhen me trajtimin e parasë. Kjo shoqëron zhvillimin ekonomik të vendit dhe plotëson kërkesat e tregut për ta pasur.

Prezantimi dhe hedhja e saj në qarkullim do të mundësojë një qarkullim më të mirë të parasë, duke ulur kostot e prodhimit, magazinimit dhe shpërndarjes, si dhe duke rritur efikasitetin e BSH. Gjithashtu, prezenca e kësaj prerje më të lartë rrit efikasitetin e BSH edhe për të administruar një stok, për të përballuar raste të rritjes së paparashikuar të kërkesës së tregut”, shpjegon Sejko.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit