Home Sporti Presidenti i ...

Presidenti i Besiktas zbulon klubin e Premier League që kërkonte Muçin

29
0

Ernest Muçi u transferua në limitet e merkatos dimërore nga Legia e Varshavës te Besiktas në Turqi. Një operacion rekord i gjigandëve turq për lojtarin e kombëtares teksa shpenzuan plot 10 milionë euro për sulmuesin.

Presidenti i Besiktas, Hasan Arat theksoi se për ta transferuar Muçin nuk ishte e lehtë pasi Legia nuk e lëshonte duke njohur se sa cilësi zotëronte ai.

“Legia e Varshavës nuk e lëshonte Muçin, sepse bëhej fjalë për një lojtar shumë të vlefshëm. Edhe meanxheri nuk bindej lehtë, akordi u arrit vetëm në mesnatë. E morën nga qendra stërvitore në dy të mëngjesit dhe arritëm të firmosnim. Muçin e kërkonte edhe Aston Villa”, u shpreh presidenti i Besiktas, Hasan Arat.

Muçi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Superligën turke me Besiktas teksa menjëherë është shndërruar në një element të rëndësishëm për skemat e trajnerit Fernando Santos.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit