Home Sporti Presidenti i ...

Presidenti i La Ligas: Superliga Evropiane marrëzi, do të shkatërronte futbollin

27
0

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka rikonfirmuar mendimin e tij se Superliga Evropiane nuk do të ishte në të mirë të futbollit.

“Është marrëzi. Do të kishte ndezur probleme në futbollin evropian, nuk do të kishte zgjidhur asgjë. Ne kemi më shumë se 1500 klube në Evropë, jo vetëm ato 20 që ishin përfshirë në të fillimisht.

Superliga do t’i kishte përkeqësuar pasojat ekonomike, duke ulur të ardhurat nga garat kombëtare. Do të ishin ulur vlerat e të drejtave televizive, për shembull në Spanjë dhe Itali. Vetëm në Spanjë do të kishim humbur një miliard dhe 900 milionë euro për shkak të Superligës”, tha Tebas nga një samit në Romë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit