Home POLITIKE Presidenti Me...

Presidenti Meta reagon për kërcënimin e Prokurorit të Përmetit: Ngjarje tepër e rëndë dhe e dënueshme

4
0

Kreu i shtetit, Ilir Meta e quan ngjarje tepër të rëndë dhe të dënueshme kërcënimin e prokurorit të Përmetit, Asllani Bajrami.

Në një reagim në rrjetet sociale, Presidenti Meta kërkon hetim të shpejtë teksa thekson se “revanshi i krimit kërkon masa të menjëhershme efektive, reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike”.

Kujtojmë që prokurori i Përmetit bëri denoncim në Polici pasi gjeti në dritaren e zyrës së tij fishekë.

REAGIMI I PLOTE

Kërcënimi për shkak dhe në krye të detyrës i Prokurorit të Përmetit, z.Asllani Bajrami, është një ngjarje tepër e rëndë dhe e dënueshme.

Nevojitet një hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të kujdo, që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit, për t’i penguar ata të ushtrojnë detyrën të pandikuar.

Revanshi i krimit kërkon masa të menjëhershme efektive, reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike. 🇦🇱

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit