Home Bota Presidenti uk...

Presidenti ukrainas Zelensky kërkon takim me Vladimir Putin

278
0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy që po përballet me një rritje të mprehtë të dhunës brenda dhe rreth territorit që mbahet nga rebelët e mbështetur nga Rusia dhe paralajmërimeve gjithnjë e më alarmuese se Rusia planifikon të sulmojë, i bëri thirrje të shtunën Presidentit rus Vladimir Putin për një takim dhe për përpjekje për një zgjidhje të krizës.

“Unë nuk e di se çfarë do presidenti i Federatës Ruse, kështu që propozoj një takim,” tha zoti Zelenskyy në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku u takua edhe me nënpresidenten amerikane Kamala Harris.

Zoti Zelenskyy tha se Rusia mund të zgjedhë vendndodhjen e bisedimeve.

“Ukraina do të vazhdojë të ndjekë vetëm rrugën diplomatike për hir të një zgjidhjeje paqësore”, tha ai. Kremlini nuk ka dhënë përgjigje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit