Home Aktualitet Prezenca e OS...

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri: Transparencë dhe llogaridhënie në fushën e prokurimeve publike

72
0

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri zhvilloi fazën e fundit të trajnimeve të kurrikulës me disa module mbi vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve të korrupsionit në fushën e prokurimin publik. Trajnimet të organizuara në partneritet me Autoritetin Italian Kundër Korrupsionit (ANAC) u hartuan dhe u zbatuan në bashkëpunim me Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH).

Prej vitit 2021, rreth 50 auditues të KLSH-së morën pjesë ne një sërë sesionesh diskutimi dhe trajnimi. Në morinë e temave të trajtuara ishin identifikimi i rreziqeve të korrupsionit; vlerësimi dhe menaxhimi i riskut në prokurime dhe në kontratat e partneritetit publik-privat; analizat ekonomiko-financiare; monitorimi i kontratave publike e të tjera.

Pjesëmarrësit diskutuan raste studimore konkrete të ofruara nga ANAC-u si edhe rekomandime për fuqizimin e mjeteve kundër korrupsionit dhe për rritjen e transparencës. Trajnimet u dhanë audituesve të KLSH-së mundësinë për të shkëmbyer informacion dhe praktikat më të mira me ekspertët e lartë të ANAC-ut, si edhe për të forcuar kapacitetet e tyre profesionale në kryerjen e auditimeve sa më cilësore në prokurimet publike.

Trajnimi i fundit dyditor u fokusua te monitorimi i kontratave publike dhe promovimi i mjeteve dixhitale novatore për të përmirësuar auditimin publik. Zëvendëskryetarja e Prezencës së OSBE-së Clarisse Pasztory, Drejtorja e Përgjithshme e KLSH-së Mariola Llanaj, Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik Reida Kashta dhe përfaqësuesit e ANAC-ut Paolo Giacomazzo dhe Filippo Romano theksuan rëndësinë e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit në fushën e prokurimeve publike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit