Home Aktualitet Primaret e PD...

Primaret e PD-së, Lefter Maliqi kandidati i parë i partisë së Metës

319
0

Sot nga selia blu dolën emrat e kandidatëve dhe për 18 bashki të vendit, kjo për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Ish-deputeti Lefter Maliqi është kandidati i parë nga Partia e Lirisë, që do të kandidojë në primaret e PD-së për Bashkinë Kuçovë. Maliqi shkruan se sfida e 14 majit është të fitojnë Bashkinë dhe t’ua kthejnë qytetarëve.

“Zyrtarisht kandidat në primare për Kryetar Bashkie në Kuçovë! Mirënjohje Kryetarit të Partisë së Lirisë Z. Ilir Meta për mbështetjen, Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Doktor Berishës për miratimin e emrit. Ftoj demokratët, opozitën e bashkuar dhe simptizantët e saj më datë 04 Dhjetor në votim të lirë dhe demokratik. Sfida jonë e përbashkët është data 14 Maj; fitorja në Bashkinë Kuçovë. Kthimi i besimit dhe i shpresës për të ndryshuar Bashkinë, e cila i përket qytetarëve pa dallim politik dhe jo Kryetarit. Fitore”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit