Home Aktualitet Pritet mot i ...

Pritet mot i keq në vend, Drejtoria Detare del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

42
0

Situata hidrometeorologjike në gjirin e Vlorës është përkeqësuar, duke bërë që të pezullohet udhëtimi i mjeteve të vogla lundruese nga dita e sotme në orën 18:00 deri në datën 7 janar.

Shpejtësia e erës do jetë 25-23 m/s dhe lartësi dallge deri në 2.50 metra brenda gjirit të Vlorës, ndërsa jashtë gjirit era do jetë me shpejtësi 35-40m/s dhe lartësia e dallgëve nga 3.50 deri në 4.50 metra. Të gjitha mjeteve të vogla lundruese si anijet e peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës janë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe mjete do vijojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 8 janar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit