Home Aktualitet Programi për ...

Programi për bujqësinë, Meta: Shqipëria në fuqi eksportuese, riintegrojmë bashkëatdhetarët që punojnë jashtë

14
0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë të enjte mori pjesë në prezantimin e programit për Bujqësinë. Meta tha se përmes masave konkrete dhe realiste Shqipëria jo vetëm që do të plotësojë nevojat e brendshme, por do të kthehet edhe në një fuqi eksportuese.

“PL ka një prioritet madhor, mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë. Përmes masave konkrete dhe realiste, jemi të bindur që Shqipëria shpejt do të jetë fuqi eksportuese në këtë drejtim. Jo vetëm që do të plotësojë nevojat e brendshme, por njëkohësisht do të ketë rezultat spektakolar sa i përket eksporteve.

Në mënyrë që të mos largohen nga tokat që janë zbrazur, në veçanti për shkak të braktisjes së mbështetjes së bujqësisë dhe blegtorisë. Edhe të rintegrojmë sa më shumë bashkëatdhetarë që janë larguar nga vendi dhe kanë lënë djerr tokat tona të begata sepse këtu ata diskriminohen.

Bujqësia dhe blegtoria është një programet kryesore të PL, për shpopullimin e vendit. Eshtë edhe një shërbim që i bëhet dominimit të tregut nga importet dhe një grupi importuesish që lidhen me kryeministrin aktual.

Në dolëm sot dhe bëmë publike disa objektiva konkrete, në mënyrë që të tërheqim edhe më shumë vëmendjen drejt këtij prioritete dhe kërkojmë që të gjithë të japin mendimin e tyre në lidhje me këtë çështje”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit