Home Aktualitet ”Prokur...

”Prokurorët nuk njohin Kushtetutën”, Topalli: Po analizojmë mënyrën e përgjigjes, është betejë politike

16
0

Jozefina Topalli ka komentuar situatën e Sali Berishës me drejtësinë lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Nga selia blu, Topalli u shpreh se ky është një sulm ndaj kreut të opozitës, ndërsa u shpreh se po diskutohen variantet për përgjigjen e opozitës ndaj këtij rasti. Sipas saj është e paprecedentë që republika parlamentare të zëvendësohet me “republikën e prokurorëve” që sipas saj nuk njohin Kushtetutën.

“Po i bëjnë sulm politik kreut të opozitës. Kjo është çështje e opozitës, jo e zotit Berisha. Nuk pranohet lehtë. Ka shumë variante, të gjitha po diskutohen. Në historinë e pluralizmit shqiptar nuk do gjeni një vështirësi kaq të madhe që i bëhet opozitës aq sa PD në Shqipëri. Tentojnë ta blejnë ta asgjësojnë ose t’i godasin kryetarin. Kjo forcë politike gjithmonë ka gjetur kurajën për t’i qëndruar besimeve të saj.

E vërteta është që kur ishte 21-shi dhe Lulzim Basha donte ta përjashtonte Berishën, dy deputetë dolën në krah të tij, Flamur Noka, Paloka dhe Tritan Shehu. Të tjerët erdhën më vonë, Politika mbijeton mbi frikën. Sulmohet më i forti për të ngjallur frikë tek të tjerët. Situata është shumë e komplikuar, kjo është betejë politike, e vështirë por e rëndësishme. Është e paprecedentë që republika parlamentare të zëvendësohet me republikën e prokurorëve që nuk njohin Kushtetutën e vendit”, u shpreh ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit