Home Aktualitet Propozimi sfi...

Propozimi sfidues nga deputeti Bushati: Të tërhiqemi dhe t’i hapim rrugë figurave të reja në PD

159
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati i pranishëm në mbledhjen e kryesisë këtë të martë, propozoi që të bëhet një hap pas nga personat që kanë humbur sfida në nivel qarqesh apo kombëtar, duke theksuar se i duhet hapur rrugë figurave të reja në Partinë Demokratike.

“Ajo çfarë propozoj dhe çfarë besoj dhe kam besuar që nga shtatori i 2021, se ajo çfarë i shërben më shumë se kurrë demokratëve dhe Partisë Demokratike në këto momente është krijimi i një platforme për bashkimin e të gjithë frontit opozitar nëpërmjet një Kuvendi Pajtimi me njerëz dhe strategji komunikimi të re e të vërtetë me të cilën i drejtohemi çdo demokrati, opozitari dhe qytetari të këtij vendi.

Vlerësoj se është më e drejtë duke filluar nga unë dhe shumica e atyre që kemi humbur sfida në qarqesh apo në nivel kombëtar se është koha të bëjmë një hap pas dhe të jemi mbështetje për figurat e reja që do të përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe do të marrin përsipër përgjegjësinë për ta ringritur atë bashkë me ne”,-tha Bushati.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit