Home Aktualitet Protesta në d...

Protesta në ditën e Samitit të BE-së, ministri Çuçi: Berisha konsull famëkeq i Putinit

140
0

Një nga një, në të gjithë anëtarët e qeverisë ”Rama 3”, po reagojnë ndaj protestës që paralajmëroi kreu i PD-së, Sali Berisha për datën 6 dhjetor, ditë kur do të mbahet edhe Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, e cilëson Berishën si një antishqiptar, pasi me protestën e thirrur kërkon të turpërojë Shqipërinë.

Postimi i plotë

Vetëm një antishqiptar si Sali Berisha, që i do të keqen këtij vendi nga dëshpërimi i non gratës dhe i rublave ruse që i dolën sheshit, kërkon të turpërojë Shqipërinë më 6 dhjetor, ditën kur Tirana mirëpret për herë të parë Samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në grahmat e fundit politike të tij, ky njeri nuk le rast pa tentuar për t’i bërë një tjetër të zezë Shqipërisë, fiks si të ishte një Konsull famëkeq i Vladimir Putinit.

Jam i bindur se edhe mbështetësit e Partisë Demokratike, të cilët mund të kenë shumë arsye për të qenë opozitarë me qeverinë, do ta braktisin Sali Berishën në aktin e tij të radhës për t’i lënë Shqipërisë një tjetër damkë turpi në sytë e gjithë botës. Sigurisht që Tirana atë ditë do jetë kryeqyteti më i sigurt, më miqësor dhe më mikpritës i Europës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit