Home Bota Protesta të f...

Protesta të forta pas vrasjes së 17-vjeçarit, janë mbi 40 mijë policë të mobilizuar

2
0

Mes zemërimit për vrasjen e një 17-vjeçari nga një polic në Nanterre, me mijëra qytetarë francezë kanë dalë në protesta të forta. Të paktën 150 persona u arrestuan në atë që ministri i Brendshëm Gérald Darmanin, e cilësoi si një natë të padurueshme dhune.

Protestuesit e zemëruar hodhën fishekzjarrë ndaj policisë, ju vunë zjarrin makinave dhe godinave publike në periferitë rreth Parisit, po gjithashtu edhe në Tuluz, Lilë dhe qyteza të tjera. Mbi 2 mijë policë u mobilizuan në rajonin e Parisit ndërsa në të gjithë vendin rreth 40 mijë agjentë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron thirri një mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me krizën, dhe e cilësoi dhunën të pajustifikueshme. Epiqendra e trazirave ishte në Nanterre, një qytezë e banuar kryesisht nga shtresa e mesme, në periferi të Parisit ku 17-vjeçari me origjinë afrikano-veriore, i identifikuarsi Nahel, u vra pasi kishte ndaluar në një postobllok policor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit