Home Bota Protestë kund...

Protestë kundër vaksinimit, tentohet hyrja në zyrën e kryeministrit

280
0

Një situatë e ndezur raportohet nga Italia. Policia përdori topa uji dhe gaz lotsjellës, për të zmbrapsur qindra qytetarë që po protestonin në Romë kundër një urdhri të qeverisë që e bën Lejen e Gjelbër anti-covid të detyrueshme për të gjithë punëtorët.

Një grup protestuesish u përpoqën të përçanin kordonët e policisë për të arritur zyrën e kryeministrit Mario Draghi, ndërsa një tjetër u përpoq të hapte rrugën drejt selisë së sindikatës së punëtorëve, CGIL.

Italia bëhet vendi i parë në Europë që detyron të gjithë punëtorët të kenë Lejen e Gjelbër, në përpjekje për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Edhe në Shqipëri qeveria ka vendosur që studentët duhet që të vaksiohen, por shumica e tyre e kundërshtojnë. Nuk dihet nëse do ketë protesta të ngjashme si në Itali.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit