Home Aktualitet PS: Kush akuz...

PS: Kush akuzohet nga SPAK të përballet vetë, ne nuk i japim mbështetje

241
0

PS-ja konfirmon qëndrimin për arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, të cilin SPAK e akuzon për korrupsion në çështjen e inceneratorit të Elbasanit.

Në një takim me studentë të Universitetit të Tiranës, Taulant Balla ka diskutuar mes të tjerash edhe lëvizjet e fundit të Prokurorisë së Posaçme. Kreu i grupit socialist thotë se i vjen mirë që veprimet e SPAK-ut po duartrokiten.

“Kushdo qoftë i akuzuari nga SPAK-u, pa dallim partie duhet të përballet vetë me akuzën. Partia Socialiste nuk i ka kujt asnjë borxh dhe i sugjeroj çdo partie në Shqipëri ta ndjekë këtë qasje. Është reforma në drejtësi, ajo që ka vendosur Shqipërinë në rrugën e Europës! Ata që e shajnë, që u munduan ta pengojnë apo që u zotuan ta ç’bëjnë, duhet të kërkojnë falje”- thotë numri një i deputetëve të PS-së.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit