Home Aktualitet Pse DEA kërko...

Pse DEA kërkon komunikim direkt me shqiptarët? Eksperti tregon se është një lajm i keq

95
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, bëri me dije se Agjencia amerikane e luftës kundër drogës, DEA, ka hapur një linjë të re të sinjalizimit për Shqipërinë direkt me qytetarët.

A është lajm i mirë apo i keq? Sipas juristëve, e mira qëndron tek angazhimi amerikan në luftën kundër narkotikëve. Por ka një shqetësim në rritje se Shqipëria është kthyer në një pikë të fortë të grupeve kriminale që merren me trafikun ndërkombëtar të drogës.

“I bie që Shqipëria është bërë me të vërtetë faktor i lëndëve narkotike derisa ne kemi kërkesa si ajo nga DEA, e cila ka luftuar gjatë gjithë kohës krimin e organizuar”, thotë avokati Bledar Meminaj.

Agjencia amerikane ka vënë në dispozicion një numër telefoni për të kontaktuar në Whatsapp dhe një adresë e-mail-i për këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e narkotikëve apo dhe krimin e organizuar.

“Kemi edhe një pikëpyetje që ngremë në lidhje me funksionimin e institucioneve ligjzbatuese që kemi në Shqipëri, edhe të SPAK-ut, që u ngrit me fokusin kryesor kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë”, thotë Meminaj.

Trafiku i narkotikëve nga Amerika Latine deri në Shqipëri përdoret gjerësisht nga grupet kriminale. Vetëm në portin e Durrësit përgjatë vitit 2021 u kapën 11 ngarkesa me kokainë me peshë totale prej 1 tonë e 77 kilogramë ndërsa në vitin 2022, 3 ngarkesa me rreth 140 kilogramë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit