Home Aktualitet Pse më ngacmo...

Pse më ngacmon plakën? Arrestohet i riu, q*lloi fqinjin 55-vjeçar në krah

394
0

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për plagosjen e 55-vjeçarit në Kavajë. Armando Shtini akuzohet se plagosi me thikë shtetasin me inicialet I.K. Shkaku i këtij sulmi ishte një konflikt, pasi 55-vjeçari i ka ngacmuar nënën një të riu. Ai tregon se i panjohuri i ka thënë atij “pse më ngacmon plakën”. I plagosuri është person me precedent penal dhe përdorues i pijeve alkoolike.

Njoftimi

Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së një 55-vjeçari, ditën e djeshme. Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 17.02.2024, në lagjen nr. 5, Kavajë, ku u godit me mjet prerës (thikë), shtetasi I. K., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas disa orë kontrollesh në zonë për kapjen e autorit, kanë lokalizuar, kapur dhe arrestuar shtetasin A. Sh., 22 vjeç, autor i dyshuar i plagosjes së 55-vjeçarit. Shërbimet e Policisë, sekuestruan mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se ka kryer plagosjen, si dhe automjetin me të cilin 22-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit