Home Aktualitet Pse ore Edi R...

Pse ore Edi Rama u tha që falsifikoni letrat dhe të bëni nga 17 firma në emra familjarësh?!

5215
0

Nga Daniel Muçaku-

Faktet që po dalin janë dritheruese se si ministra, sekretarë të përgjithshëm apo deputetë fallsifikojnë firma, shkresa, prona dhe mbushin xhepat me miliona euro.

Për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka doli nga SPAK se ka krijuar një mori firmash zinxhir për të vjedhur miliona euro.

Po pse kryeministri Rama i tha atij që krijo firma private dhe vidh?!

Apo Edi Rama porositi deputetin e PS-së Alqi Bllakon që ishte sekretar i përgjithshëm i ministrisë së mjedisit që të fallsikonte letra nga tokë arë në tokë trual në Fier?!

Natyrisht që nuk e besoj, aspak!

Edi Rama ka përgjegjsi politike se si nën hundën e tij kanë vepruar ministra dhe zyrtarë që veprojnë kështu.

Me sa duket një hallkë e kontrollit qeveritar, auditet dhe të tjera mekanizma kontrolli nuk funksionojnë mirë në qeveri, derisa po dalin fakte të tilla komprementuese.

Por që ti thotë kryeministri se “vidhni dhe fallsifikoni ça të mundeni”, kjo nuk hahet nga njeri.

Ndaj kryeministri po i hedh direkt në qelitë e SPAK-ut, një e nga një. Flitet se edhe se një “peshk” i madh do të arrestohet.

Edhe ai ka firmosur me sigurinë që i jep vetja dhe pushteti, por ama firmën e ka me emrin e tij.

Edi Ramën e trondit kjo që ka ndodhur, por sejcilin po e shet që të shkojnë te vendi në qelitë afër Lefter Kokës.

Edi Rama ka nevojë të bëjë ndryshime drastike në qeveri, pasi nëse dalin emra të tjerë në shkelje jashtë inceneratorëve, nuk e shpëton as Zoti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit