Home Aktualitet PSG mund past...

PSG mund pastër City-in, humbje dramatike për Milanin dhe Realin (VIDEO)

642
0

Paris SG ka arritur që të marrë fitoren e parë në fazën e grupeve të Champions League. Skuadra e Pochettinos triumfoi pastër 2-0 ndaj Manchester City-it, në duelin më të bukur të mbrëmjes. Idrissa Gueye zhbllokoi rezultatin në minutën e 8-të, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës. City u kundërpërgjigj mjaft mirë, por Bernardo Silva ishte i pafat, pasi do të ndalej dy herë nga traversa.

Lionel Messi më në fund arriti që të gjejë golin e parë me fanellën e PSG. Sulmuesi argjentinas ka dyfishuar avantazhin ndaj Manchester City-it, duke realizuar një eurogol në minutën e 74-t të ndeshjes pas një aksioni fantastik të tij. Më pas nuk do të kishte më histori, teksa Guardiola nuk arriti që këtë herë të dilte me pikë, edhe pse skuadra e tij për pjesën më të madhe të lojës ishte më këmbëngulëse.

Milani pësoi një humbje dramatike 1-2 Ateletico Madrid, edhe pse për 60 minuta luajti me një futbollist më pak në fushë. Leao shënoi një gol të bukur në minutën e 20-të me një goditje në hyrje të znës, por 9 minuta më pas Kessie u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Edhe pse me një futobllist më pak Leao ju afrua një super goli me roveshatë, por u ndal nga shtylla.

Atletico vuajti shumë për të krijuar shanse, teksa goli i barazimit do të vinte vetëm 6 minuta nga fundi nga Griezmann. Në kohën shtesë, Los Colchoneros shënuan dhe golin e përmbysjes me penallti, pas një prekje të topit me dorë në zonë.

Surpiza e madhe e mbrëmjes vjen nga Madridi, teksa Reali vendas është mundur në mënyrë surprizë nga Sheriff Tiraspoli. Skuadra moldave shënoi e para me Jakhshibaev, me një goditje me kokë, por Benzema do të barazonte në minutën e 65-të me penallti. Në fundin e kohës së rregullt, Sebastien Thill. Kjo ishte fitorja e dytë në grup për ekipin moldav që kryeson grupin.

Liverpooli shkatërroi 5-1 Porton në transfertë. Salah dhe Firmino shënuan nga një dopietë personale, ndërkohë që golin tjetër e realizoi Mane. Dortmundi ndërkohë triumfoi 1-0 ndaj Sporting me një gol të shënuar nga Malen. /Rozalb Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit