Home Sporti PSG nuk i ka ...

PSG nuk i ka plotësuar premtimet për Mbappe, ai donte largimin e Neymar

99
0

Dy ditë para ndeshjes ndaj Marsejës, PSG po kalon një moment mjaft delikat. Rasti Mbappe po i trazon shumë ujërat rreth klubit parisien. Sipas gazetës Marca , problemet aktuale janë të lidhura ngushtë me premtimet e mëdha që i janë bërë lojtarit për ta bindur atë të vazhdojë kontratën në maj.

E para, e njohur tashmë prej shumë muajsh, është siguria për të qenë në qendër të projektit sportiv. Një status protagonisti dhe lideri që duhet të kishte çuar në largimin e Neymar, por braziliani qëndroi.

Gazeta spanjolle shkruan se mungesa e profesionalizmit të brazilianit, sipas Mbappe, do të dëmtonte performancën dhe rezultatet e skuadrës. Në këtë kuptim, drejtuesit i garantuan Mbappe një buxhet prej 500 milionë eurosh për të shkëputur kontratën jo vetëm me Neymar, por dhe me Messin.

Me pak fjalë, pavarësisht ardhjes te PSG të Luis Campos, shumë pranë klanit Mbappe, situata është agravuar brenda pak javësh dhe futbollisti francez ka nisur të mendojë për largimin. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0