Home Aktualitet Puna e SPAK-u...

Puna e SPAK-ut, Vishaj: Pse s’ka ndërhyrje politike dhe arrestimet e bujshme

245
0

Avokati Saimir Vishaj thotë se SPAK-u nuk është i ndikuar politikisht dhe këtë e ka dëshmuar me arrestime në nivel ministrash të atyre që janë në pushtet. Në emisionin ”Now”, Vishaj tha se nuk ka rëndësi kush do zgjidhet në krye të SPAK, por puna që do të bëjë.

“Një prokuror i posaçëm merr 5 mln lekë në muaj, sa dyfishi i presidentit, është luks. Ky prokurori që ka kaq shumë benefite s’mund të marrë urdhra dhe për 9 vite të dëgjojë një njëri të ekzekutivit. Ndërkohë, që ky SPAK na ka treguar se ka arrestuar ministra të mazhorancës, nëse kishte ndërhyrje politike s’do ishte arrestuar Alqi Bllako e të tjerët.

SPAK është fryrë, se edhe politika për të hequr mllefet e veta i drejtohet SPAK. SPAK është strukturë e posaçme, i ka të kufizuara kompetencat. Duhet të kishim një SPAK që të drejtohej aty ku i dhemb shqiptarëve; te korrupsioni, që nuk e kemi”, tha Vishaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit