Home Aktualitet Punëtori ra n...

Punëtori ra nga pallati, arrestohet bashkëpronari dhe drejtuesi teknik. Policia: Punimet po bëheshin pa leje

44
0

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës pas aksidentit me vdekje në punë në një pallat në Ujin e Ftohtë, ku një punëtor ra nga lartësia dhe humbi jetën.

Për vdekjen e 60-vjeçarit, policia arrestoi bashkëpronarin e pallatit, M.H 70-vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punimet në këtë pallat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente.

I arrestuar është edhe administratori dhe drejtuesi teknik i firmës, A.K 53-vjeç, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit