Home Aktualitet Pushime luksi...

Pushime luksi në mes të krizës, ministrat duan peshqirë me pambuk egjiptian

120
0

Gushti do të jetë muaji ku ministrat dhe kryeministri do të bëjnë pushimet, sigurisht që tek vilat qeveritare. Një tender me vlerë 30 milionë lekë të vjetra është proceduar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për blerjen e peshqirëve, rrobdishanave, aksesorë të tjerë të plazhit për mobilimin e vilave qeveritare në bregdet. Pra 30 mln lekë të vjetra, kur një kohë kur vendi, ose më saktë e gjithë bota vuan nga rritja e çmimeve.

Në dokumentacionin e siguruar nga “Ora News”, rezulton se drejtoresha e Shërbimeve Qeveritare Dhurata Frashëri ka menduar që këtë sezon veror të mobilojë pjesërisht disa prej rezidencave të plazhit, ku do pushojnë kryeministri dhe ministrat e qeverisë aktuale. Madje vlen për t’u përmendur fakti që peshqirët duhet me patjetër që të jenë me pambuk egjyptian të një cilësie të lartë.

Po ashtu janë kërkuar tapeta për fshirjen e këmbëve, dyshekë, jorganë, çarçafë dhe perde. Ky është vetëm një tender, pasi ka edhe të tjerë. 25 mln lekë të vjetra janë vënë në dispozicion për kondicionerë, ngrohësa elektrikë, furrë shefi, frigorifera, lavatriçe, hekur për hekurosje e deri tek fshesat profesionale me korrent dhe llampat e ambazhurat.

Në një kohë që everia flet për krizë nga mëngjesi deri në darkë, halli i institucioneve është që të gjejmë pambuk egjiptian për peshqirët e plazhit tek vilat qeveritare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit