Home Rajoni Puthi nxënëse...

Puthi nxënësen 12-vjeçare, mësuesi: Thjesht e përkëdhela

230
0

Mësuesi i cili është filmuar teksa puth në buzë të miturën dhe kjo video që u shpërnda menjëherë në rrjet, çuan në pranga Valentin Selmanaj. Nxënësja 12-vjeçare, sipas dosjes së prokurorisë, ka deklaruar në stacionin policor se mësuesi e ka puthur në buzë atë dy herë edhe pse ajo e ka kundërshtuar.

Por Selmanaj ka mohuar akuzat. Në deklaratën e tij e pranon që është mësimdhënës i viktimës, se ka qenë në dijeni të moshës së saj, por thotë se vetëm e ka përkëdhelur dhe duke i vendosur dorën në kokë e ka afruar afër vetes për disa sekonda.

Ngjarja është denoncuar në policia nga një nxënës i shkollës, që ka filmuar momentin. Gjatë fundjavës, mësuesi së bashku me kolegët e shkollës dhe nxënësit kanë qenë në ekskursion në Shqipëri. Ai thuhet se është arrestuar pasi është kthyer në Kosovë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit