Home Bota Putin: SHBA n...

Putin: SHBA nuk është Zoti i botës, kurse BE humbi sovranitetin

1017
0

Shefi i Kremlinit, presidenti Vladimir Putin akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se i trajtojnë vendet e tjera si koloni pasi mendojnë se janë epiqendra e vetme e botës. Putin shtoi se tashmë epoka e rendit global me një lider ka perënduar, pavarësisht të gjitha përpjekjeve për ta ruajtur këtë me çdo kusht.

“Shtetet e Bashkuara, duke shpallur fitoren në Luftën e Ftohtë, u vetëshpallën profetët e Zotit në Tokë, të cilët nuk kanë detyrime, por vetëm interesa. Për më tepër, këto interesa janë janë shpallur të shenjta. Ata duket se nuk e kanë kuptuar se gjatë dekadës së fundit, qendra të reja të fuqishme politike janë formuar në planet dhe po rriten e rriten në besim”, deklaroi Putin.

Kritika kishte edhe në drejtim të Bashkimit Europian. ”Bashkimi Europian e ka humbur plotësisht sovranitetin e tij politik. Elita burokrate e tij kërcen me muzikën e të tjerëve duke pranuar gjithçka që u thuhet nga lart, duke i shkaktuar dëm qytetarëve të tyre, ekonomisë dhe biznesit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit