Home Aktualitet QARKU SHKODËR...

QARKU SHKODËR dhe rezultatet finale/ Fitore galopante e Benet Becit, kurse Berisha fiton në 2 bashki

1523
0

Pas 32 vitesh, bashkia e Shkodrës do të drejtohet nga PS-ja, kjo me Benet beci që arriti që të thyejë PD-në me një rezultant galopant. Shkodra ishte një prej synimeve të Ramës në këto zgjedhje, duke qenë se socialistët nuk e kishin drejtuar asnjëherë qytetin që pas rënies së komunizmit. Beci ka marrë deri më tani 34302 vota dhe rivali i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia ka marrë 22678 vota.

Malësi të Madhe, është në avantazh PS-ja me kandidatin Tonin Marinaj që ka marrë mbi 4048 vota përballë rivalit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Isa Ramaj me 2656 vota.

Fushë-Arrëz ka fituar koalicioni “Bashkë Fitojmë”, me kandidatin Hil Curri që ka marrë 2693 vota.

Pukë ka fituar koalicioni “Bashkë Fitojmë” me kandidatin Rrok Dodaj me 3480 vota.

Vaun e Dejës fitoi PS-ja me kandidatin Kristian Shkreli që ka 8271 vota.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit