Home Aktualitet Qerim Ismaila...

Qerim Ismailaj betohet si kryetar bashkie në Mallakastër, Balla: Të ndreqim gabimet

54
0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh drejtuesi politik i PS-së për qarkun Fier, deputeti Taulant Balla ishte sot në ceremoninë e betimit të kryetarit të ri të bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj dhe konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak.

Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë, Balla është shprehur se besimin e dhënë më 14 Maj duhet ta përkthejmë në punë konkrete.

“Konstituohet Këshilli i ri Bashkiak dhe bëri betimin Kryetari i Bashkisë Qerim Ismailaj, të zgjedhur me votën e popullit patriot të kësaj bashkie më 14 maj. Tani na duhet të justifikojmë besimin e dhënë dhe të ndreqim gabimet për të cilat mallakstriotët na tërhoqën veshin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit