Home Aktualitet Qeveria i kal...

Qeveria i kaloi Bashkisë tokën e Teatrit Kombëtar, Vokshi: Akt poshtërues për Gjykatën Kushtetuese

18
0

Partia Demokratike ka dënuar vendimin e qeverisë për ti kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë.

Deputetja e zgjedhur demokrate, Albana Vokshi shkruan se ky është një akto poshtërues ndaj qytetarëve dhe Gjykatës Kushtetuese, pasojë e tjetërsimit të votës më 25 prill.

Vokshi i bën thirrje SPAK mos silelt më si vegël në duart e Ramës, por ta nxjerrë atë bashkë me Veliajn para drejtësisë dhe të ndalojë këtë masakër të radhës.

STATUSI NGA ALBANA VOKSHI

📌Vendimi i qeverisë për të kaluar tokën e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës është një akt tjetër poshtërues për qytetarët dhe Gjykatën Kushtetuese.

📌Vendimi i pak javëve më parë nga Gjykata Kushtetuese thotë qartë se vendimi i qeverisë i një viti më parë për të kaluar Teatrin në pronësi të Bashkisë së Tiranës ishte antikushtetues, në dëm të trashëgimisë kulturore kombëtare.

📌Vendimi do të thotë se Edi Rama nuk pyet për institucionet e reja të drejtësisë, kur vendimet e tyre pengojnë planet e tij korruptive me tokën e Teatrit Kombëtar.

📌PD e ka thënë që prej ditës së parë se Edi Ramës, nuk i intereson një Teatër i ri Kombëtar, por vetëm trualli i tij, të cilin e sheh si burim për të përfituar para dhe pasuri të paligjshme.

📌📌📌 Kalimi ne pronësinë e Bashkisë së Tiranës i truallit të Teatrit Kombëtar është pasojë e tjetërsimit të votës së qytetarëve. Një kryeministër si Edi Rama, pushteti i të cilit buron nga masakra elektorale e 25 prillit, ka për të marrë gjithmonë vendime kundër interesit të qytetarëve. Në vend të një kryeministri, vendi do të sundohet nga një politikan që del mbi gjykatat dhe mbi ligjin.

📌Është koha që SPAK të mos provohet si vegël në duart e sundimtarit Rama. Është koha që Edi Rama dhe Erion Veliaj të dalin para drejtësisë dhe të ndalohet masakra tjetër me tokën e Teatrit Kombëtar!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit