Home Aktualitet Qeveria merr ...

Qeveria merr vendimin: Zgjatet moratoriumi i gjuetisë edhe për pesë vitet e ardhshme

31
0

Moratoriumi i gjuetisë do të vijojë edhe për pesë vite të tjera. Vendimin e ka bërë të ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro pas mbledhjes së qeverisë, duke vënë në dukje se ka pasur rezultate domethënëse nga ndalimi i gjuetisë në vitet e mëparshme.

 

Ka pasur dy ligje më parë për vitin 2014-2016 dhe një tjetër ligj për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në vitet 2016-2021 të cilit i mbaroi afati vitin e kaluar. Konstatojmë të gjitha efektet pozitive të këtyre dy masave të marra në mandatin e parë e të dytë në lidhje me faunën e egër sidomos për shpendët e egër. Në censusin e zhvilluar që nga viti 2016 është konstatuar një rritje e ndjeshme e llojit të shpendëve të egër dhe faunës së egër, si edhe një ndërgjegjësim i popullatës falë një komunikimi të shtuar nga ambientalistët dhe shoqata e ndryshme të faunës dhe mjedisit”, tha ajo.

Mirela Kumbaro tha se në vitin 2016 në censusin e zhvilluar janë konstatuar rreth 60 mijë shpendë të egër në habitatet e ekosistemit shqiptar, ndërsa në vitin 2021 ishin rreth 140 mijë individë të tillë. Ky census bëhet çdo vit në të njëjtën periudhë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit