Home Aktualitet Qeveria &#822...

Qeveria ”Rama 3”, plan kombëtar për mbështetjen e personave LGBTI+

37
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një plan kombëtar 7-vjeçar në mbështetje të personave LGBTI+.

Lajmi e dha ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqënies Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se në bazë të këtij plani do të luftohet diskriminimi, si dhe do të garantohet akses për këta persona në të gjitha shërbimet publike.

”Është miratuar plani kombëtar i veprimit për mbështetjen e personave LGBTI+, i hartuar në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët e shoqërisë civile. Ky është një plan veprimi 7-vjeçar, 2021-2027, i cili e vendos theksin te lufta kundër diskriminimit dhe që garanton aksesin e personave LGBTI+ në të gjitha shërbimet publike. Kjo do të bëhet e mundur në sajë të një buxheti specifik të vendosur nga qeveria shqiptare, por edhe në mbështetje me partnerët ndërkombëtarë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit